174 - Lajmi Single | AMMK

AMMK shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit me moton-Të veprojmë kundër krimit mjedisor

04 June 2013

foto

04/06/2013- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe me përkrahje nga Misioni i OSBE në Kosovë, ju ftojnë te merrni pjesë në aktivitetet që do të organizohen në kuadër të shënimit të 5 Qershorit- Ditës Nderkombetare të Mjedisit.

 

Me kete raste do te behet edhe promovimi i njesisë për hetimin e krimeve mjedisore në kuadër të Policisë së Kosovës si dhe do te hapet fushata kunder krimeve mjedisore.

 

Aktivitetet me moton “Të veprojmë kundër krimit mjedisor”, do të fillojnë me ekspozitën me fillim në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe do të përmbyllen me Rok Koncertin i cili fillon në ora 20:00. Në koncertin “Me rok kundër krimit mjedisor” do të performojnë grupet Troja, BB Poqi, Oda dhe Indigo.

 

AMMK ju bënë thirrje te gjithëve që ti bashkohen fushatës "Të veprojm kundër krimit mjedisor" dhe ju fton të merrni pjesë në aktivitetet që do të organizohen me 5 Qershor.

AMMK, me këto aktivitete shënon edhe 7 vjetorin e punës së saj si institucion qendron për monitorimin e gjendjes se mjedisit në Kosovë.