10 April 2013
10/04/2014- AMMK ne bashkepunim me UNDP, do te vazhdoje publikimin e Buletinit Mjedisor edhe gjate vitit 2013. Per dallim nga vitet e kaluara tani buletini do te pergaditet dhe shperndahet vetem ne formatin elektronik. Ekipi redaktues i buletinit do të bëjë përpjekje që edhe gjatë këtij viti të ju sjellë lexuesve tema interesante mjedisore nga aktivitetet e grupeve të ndryshme. Mbi të gjitha, do të bëjmë përpjekje që gjatë këtij viti të vendosim në fokus të arriturat që shënohen në sektorin e mbrojtjes së mjedisit duke mos lënë anash as punën dhe angazhimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Do të mundohemi që të ruajmë vazhdimësinë e trajtimit të ngjarjeve mjedisore me interes për publikun duke sjellë edhe kalendarin e ngjarjeve mjedisore. Gjithashtu edhe aktivitetet në kuadër të edukimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e mjedisit, do të zënë vend në faqet e buletinit dhe në kuadër të kësaj ne edhe më tutje do të mundohemi të japim kontributin tonë duke dhënë këshilla praktike se si mundë të veprohet për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit. Kuriozitetet mjedisore kanë zgjuar gjithmonë kërshërinë e lexuesve tanë, prandaj informacionet e përmbledhura dhe ngjarjet interesante mjedisore do të mbesin pjesë buletinit tonë.
Duke ju falënderuar të gjithë ata që vazhdojnë të na dërgojmë komente, vërejtje, sugjerime dhe informacione interesante, ne i inkurajojmë që edhe më tutje të vazhdojmë angazhimin e tyre dhe njëherit u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve për bashkëpunim. Urojmë që viti i ri 2013 të jetë, vit i sukseseve, përpjekjeve dhe angazhimeve konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së tij.
Shkarko Buletinit Mjedisor Nr. 9