22 March 2013
22/03/2013-Me rastin e 22 Marsit Ditës Botërore të Ujit, sot në organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është mbajtur manifestimi qendror për shënimin e kësaj date të rëndësishme mjedisore. Ne takimin ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, përfaqësues nga donatorët, përfaqësues nga kompanitë regjionale të ujit si dhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare, në qendër të vëmendjes ishin investimet në sektorin e ujërave.
Ndër të tjera u tha se MMPH me ndihmën e donatorëve ka në fokus investimet dhe mbështetjen kryesisht në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe në ngritjen e kapaciteteve për furnizim më ujë të pijes. Po ashtu u në e ditur se do të vazhdojnë projektet për rregullimin e shtretërve të lumenjve si dhe në hartimin e dokumenteve të rëndësishme strategjike në sektorin e ujërave.
Dita botërore e ujërave shënohet për çdo vit më 22 Mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së, në dhjetor të vitit 1992, ndërsa filloi të shënohet që nga viti 1993. Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe të vë në fokus mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Gjithashtu nga viti 2005 deri 2015 shënohet decenia e ujërave. Shënimi i kësaj ngjarje mjedisore për çdo vit ka një temë të veçantë. Sivjet kjo ngjarje shënohet me moton Viti 2013, viti ndërkombëtarë i bashkëpunimit për ujërat.