162 - Lajmi Single | AMMK

AMMK dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshjen për zbatimin e projektit “Konservimi i biodiversitetit dhe menaxhimi i përdorimit të qëndrueshëm të tokës në Dragash”

21 March 2013

foto

21/03/2013- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë/UNDP, kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit “Konservimi i biodiversitetit dhe menaxhimi i përdorimit të qëndrueshëm të tokës në Dragash”.   

 

Në kuadër të zbatimit të projektit parashihet implementimi i disa aktiviteteve në konsolidimin e Parkut Kombëtarë “Mali Sharr” sikur janë: Hartimi i Planit Menaxhues për Parkun Kombëtarë Mali Sharr,  Hartimi i Planit Financiar dhe Planit të Biznesit për Parkun Kombëtarë Mali Sharr,  Përgatitja e  Atlasit të Zhvillimit të Qëndrueshëm si dhe Vlerësimi Ekonomik i Ekosistemeve të Komunës së Dragashit.

 

 
Projekti “Konservimi i biodiversitetit dhe menaxhimi i përdorimit të qëndrueshëm të tokës në Dragash” synon që përmes ruajtjes së biodiversitetit, planifikimit hapësinor dhe mjedisor, zhvillimit lokal ekonomik, strategjisë së qëndrueshme të energjisë dhe ngritjes se kapaciteteve të arrijë kornizat e nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

 

Marrëveshja për implementimin e projektit është nënshkruar nga Osnat Lubrani, përfaqësuese e përhershme e Programit të UNDP-së në Kosovë dhe nga Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.