20 March 2013
20/03/2013- Me qëllim të përmirësimit të informimit për punën dhe aktivitetet e saj dhe duke pasur si synim ngritjen e kualitetit të informatave mjedisore për publikun e gjerë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, gjatë kësaj jave ka filluar prezantimin e aktiviteteve të saj edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.
Kjo iniciativë e AMMK-së, është nxitur duke pasur për bazë faktin se informimi përmes rrjeteve sociale është shndërruar në një instrument shumë efikas për shpërndarjen e informatave tek grupet e ndryshme shoqërore e sidomos tek gjeneratat e reja. Gjithashtu duke pasur për bazë të dhënat të cilat tregojnë se popullata e Kosovës ka qasje në internet diku rreth 65%, AMMK konsideron që shfrytëzimi i internetit për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit është një mundësi shumë e mirë dhe efikase.
Duke shpresuar që kjo iniciativë e jona do të jetë edhe një shtytje më shumë në përmbushjen e synimin për ngritjen e nivelit të informimit cilësorë për mjedisin, ne falënderojmë të gjithë ata që i kanë shfrytëzuar informatat tona në ueb faqe zyrtare, dhe i ftojmë që tani e tutje të na ndjekin edhe në profilet e AMMK-së edhe në Facebook dhe Twitter.
Shpresojmë se me lansimin e këtyre dy profileve ne do të krijojmë edhe një mundësi më shumë për të ofruar informata të përditësuara për gjendjen e mjedisit dhe për ti pasqyruar përpjekjet dhe angazhimet tona për të përmirësuar cilësinë e mjedisit në Kosovë.