159 - Lajmi Single | AMMK

AMMK, merr pjesë në konferencën “Eye on earth”

07 March 2013

foto

07/03/2013/ Një delegacion i AMMK-së, në përbërje nga dr.sc. Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv dhe dr.sc. Rifat Morina, përgjegjës për bashkëpunim me Agjecionin Evropian të Mjedisit, ka marrë pjesë në konferencën e parë të shfrytëzuesve të “Eye on earth” (Syri mbi tokë), që është mbajtur në Dublin të Irlandës prej 4 deri me 6 mars.

Konferenca është organizuar nga Agjencioni Evropian i Mjedisit dhe qëllimi i saj ka qenë të adresojë çështjet si mjedisi, ekonomia dhe qeverisja.    

 

Me moton “ndarja e informatave është gjithçka” kjo konferencë kishte për synim që të inspirojë shfrytëzuesit e rinj që të kontribuojnë në rrjetin e “Eye on Earth”, përmes përdorimit të aplikacioneve të reja për të dhëna mjedisore dhe informim mjedisor.  

 

Çështje tjera që janë diskutuar gjatë tri ditëve të mbajtjes së konferencës kanë qenë edhe: inovacionet në shpërndarjen e informatave mjedisore, rrjedhën e informatave mjedisore nga niveli rajonal deri tek ai global si dhe sfidat dhe perspektiva e iniciativës për formimin e rrjetit global informativ mjedisor.

 

Gjatë qëndrimit në Dublin, delegacioni i AMMK-së, ka marrë pjesë edhe në takimin e rregullte të Agjencionit Evropian të Mjedisit me Pikat Kombëtare të Kontaktit (NFP), ku është diskutuar për fushat me prioritet të punës së Agjencionit Evropian të Mjedisit/EEA për vitin 2013 dhe rolin e Rrjetit Evropian për Informim dhe Vëzhgim Mjedisor/EIONET, në implementimin e planit vjetor të punës.

 

Përndryshe, Konferenca “Eye on earth” dhe takimi i Agjencionit Evropian të Mjedisit me Pikat  Kombëtare të Kontaktit  (NFP), organizohen në kuadër të javës së konferencave për Informim Digjital Gjeografik, ku krahas këtyre dy ngjarjeve po mbahen edhe dy konferenca tjera që në fokus kanë  sistemet digjitale të informimit gjeografik.

 

 

 

Për më shumë informata vizitoni:

 

 

http://www.eyeonearth.org/en-us/Pages/Conference.aspx