158 - Lajmi Single | AMMK

U mbajt punëtoria për Implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe Konventës së Aarhusit në Kosovë

27 February 2013

foto

27/02/2013/ Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK me mbështetje nga Komisionin Evropian/KE përmes Instrumentit të TAIEX (Instrument i Asistencës Teknike për Shkëmbim të Informatave), ka organizuar punëtorinë “Implementimi i Direktivës së Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe i Konventës së Aarhusit në Kosovë”.

 

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte forcimi i kapaciteteve të institucioneve nacionale mjedisore të Kosovës për të implementuar Direktivën e Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe  Konventën e Aarhusit, për qasje në informim mjedisor, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes për mjedisin si dhe të drejtën për të ju drejtuar gjykatës për çështje mjedisore.
Në këtë punëtori përvojën e tyre në implementimin e këtyre dy akteve të rëndësishme ndërkombëtare mjedisore, e kanë prezantuar gjashtë ekspertë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në takim kanë marrë pjesë kryesisht përfaqësues nga Institucionet mjedisore nacionale që puna e tyre është e ndërlidhur me Implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe Konventës së Aarhusit, por gjithashtu edhe përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare Mjedisore dhe ekspertë.

 

Për me shume informata shikoni konkluzionet, rekomandimet dhe prezantimet e punëtorisë.
 

 

Prezantimet e punëtorisë i gjeni ne linqet e poshtëshënuara:

 

http://ec.europa.eu/enlargement/taiex/dyn/taiex-events/library/detail_en.jsp?EventID=50080

 

 

 

 

http://prezi.com/chwblof4rsny/aarhus-convention-principles/

 

 

http://prezi.com/53ak46rb6rvb/aarhus-convention-challenges/