157 - Lajmi Single | AMMK

AMMK organizon punëtori për Implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe Konventës së Aarhusit në Kosovë

22 February 2013

foto

22/02/2013-Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK me mbështetje nga Komisionin Evropian/KE përmes Instrumentit të TAIEX (Instrument i Asistencës Teknike për Shkëmbim të Informatave),  organizon punëtorinë “Implementimi i Direktivës së Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe i Konventës së Aarhusit në Kosovë”.
Qëllimi i kësaj punëtorie është forcimi i kapaciteteve të institucioneve nacionale mjedisore të Kosovës për të implementuar Direktivën e Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe  Konventën e Aarhusit, për qasje në informim mjedisor, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes për mjedisin si dhe të drejtën për të ju drejtuar gjykatës për çështje mjedisore.

Në këtë punëtori përvojën e tyre në implementimin e këtyre dy akteve të rëndësishme ndërkombëtare mjedisore, do ta prezantojnë gjashtë ekspertë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në takim janë ftuar të marrin pjesë kryesisht përfaqësues nga Institucionet mjedisore nacionale që puna e tyre është e ndërlidhur me Implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për qasje në informim mjedisor dhe Konventës së Aarhusit, por gjithashtu edhe përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare Mjedisore dhe ekspertë.


Punëtoria do të mbahet me 25 dhe 26 Shkurt 2013, në ambientet e Hotel Afa në Prishtinë.