153 - Lajmi Single | AMMK

Zgjerohet hapësira e mbrojtur e Parkut Kombëtarë “Sharri”

17 January 2013

foto

17.01.2013- Me miratimin e Ligjit të ri për Parkun Kombëtarë “Sharri” (Ligji Nr. 04/L – 087), është zgjeruar edhe territori i kësaj zone të mbrojtur. Tani Parku Kombëtar “Sharri” përfshinë sipërfaqen prej 53.469 ha. Pjesa e zgjeruar e Parkut shtrihet kryesisht në territorin e komunës së Dragashit.
 
Iniciativat për zgjerimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, kanë qenë të vazhdueshme. Në vitin 2005, MMPH përkatësisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës ka vazhduar iniciatiëvn për zgjerimin e territorit të Parkut Kombëtarë Sharri edhe në territorin e komunës së Dragashit. Propozim arsyeshmëria e filluar nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës më vonë është përkrahur dhe plotësuar edhe nga njësitë tjera të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me mbështetje të UNDP-së dhe ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarëme është finalizuar studimi. Gjatë vitin 2012 MMPH kanë përgatitur projektligjin për Parkun Kombëtar Mali Sharr dhe ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe aprovim.
  
Territori i komunës së Dragashit i përfshirë në kuadër të Parkut Kombëtarë “Sharri” është një nga zonat më të pasura sa i përket biodiversitetit në Kosovë dhe Ballkan. Ky territor shquhet  me numër të madh të llojeve të rralla dhe unike bimore dhe shtazore si: rrobulli, arneni, dredhaku, tisi, rododendroni i ndryshkur, krokusi i Sharrit, barpezmi i Aleksandrit, cerasti i Sharrit dhe karafili i Sharrit; pastaj rrëqebulli ballkanik, ariu, dhia e egër ballkanike dhe ujku, shumë lloje zogjsh dhe fluturash dhe shumë lloje të insekteve ujore. Territori i zgjeruar i Parkut karakterizohet po ashtu edhe me: Peizazhe të jashtëzakonshme dhe të bukura, pasuri të jashtëzakonshme të burimeve ujore dhe zona me kërpudha, bimë mjekësore e aromatike si boronica, dëllinja, aguliçja, lule balsami, barpezmi etj

 

Për shkak të vlerave të larta të biodiversitetit dhe pasurisë së madhe peizazhore, Parku Kombëtar “Mali Sharr” është shpallur si zonë e mbrojtur në vitin 1986 nga Kuvendi i atëhershëm i Kosovës. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Parkun Kombëtarë “Sharri” është shfuqizuar  Ligji për Parkun Nacional “Mali Sharr” (GZKSAK 11/86), përmes të cilit është administruar deri me tani kjo zonë e mbrojtur.

 

Aprovimi i Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri” nga Kuvendi i Kosovës, do të pasohet edhe me aprovimin e Planit Hapësinor për Parkun ku do të përcaktohen kufijtë e zonave të veçanta brenda përbrenda Parkut Kombëtar, dhe me Planin e Menaxhimit ku do të specifikohen detajet rreth menaxhimit të parkut.
 

 

Për më shumë: