152 - Lajmi Single | AMMK

Plani Hapësinorë për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushës” në shqyrtim publik

16 January 2013

foto

16.01.2013-  Pas përfundimit të  hartimit  të  draftit të parë të Planit Hapësinor për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushës”, Monument i  Natyrës me Rëndësi të Veçantë, nga Instituti për Planifikim Hapësinor, dokumenti tani është në fazën e shqyrtimit publik.

 

 

Qëllimi kryesor i Planit është të ndikojë në ndalimi i zhvillimeve të paplanifikuara që  dëmtojnë zonën, të bëjë ri definimin e vijës kufitare të zonës dhe të orientojë planifikimin e investimeve dhe zhvillimeve të ardhshme që duhet  të realizohen sipas planit në këtë zonë të mbrojtur. Ujëvarat e Mirushës veçohen për vlerat unike të trashëgimisë natyrore, kombëtare dhe kulturore, andaj përmes këtij dokumenti synohet që kjo zonë të mbrohet nga ndikimet e jashtme, të shfrytëzohet në mënyrë racionale si dhe të ketë  zhvillim të  turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal.

Sipas planit në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, nga institucionet e vendit,  donatorët dhe partneriteti publiko-privat, pritet që këtë zonë të investohen rreth 30 milion euro.

Dokumenti i ka kaluar të gjitha fazat e parapara me ligjet në fuqi, dhe njëkohësisht paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Instituti i Planifikimit Hapësinorë u bënë thirrje të gjitha institucioneve relevante si institucioneve qendrore, institucioneve  lokale, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe ekspertëve të kësaj fushe që me propozimet e tyre, vërejtjet dhe sugjerimet, të kontribuojnë që dokumenti të plotësohet para se të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.

 

 

Për me shumë shkarkoni dokumentin:

 

Draft Plani Hapësinor Monumenti i Natyrës me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushës”