BALLINA BreadCrumbTrailer Projekte BreadCrumbTrailer Projekti i Binjakëzimi të BE në...

Projekti i Binjakëzimi të BE në Mbështetje të Sektorit të Mjedisit

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) është përfituese e një projekti Binjakëzimi te BE te quajtur “Mbështetje për Sektorin e Mjedisit ne Kosove”. Ai është një projekt i financuar nga BE me kohëzgjatje prej 22 muajsh, me një buxhet prej 1.0 m € dhe 0.1 m € te bashkëfinancimit nga Buxheti Shtetëror i Kosovës.

Historiku
Për te përmirësuar gjendjen e mjedisit ne Kosove tashme janë ndërmarr një numër i përpjekjeve nga Agjencia për Mbrojtjes e Mjedisit te Kosovës. Ne lidhshmëri me përpjekjet për te filluar me implementimin e Politikave Mjedisore te BE-se dhe parapërgatitjet për shfrytëzim ne te ardhmen te Komponentit për Zhvillimin e Mjedisit te IPA-s, AMMK ka për te futur politika dhe mjete te reja dhe te rëndësishme ne mbështetje te reformave dhe zhvillimet e përgjithshme, sektoriale dhe institucionale.

Ky projekt do te implementohet nga ana e Agjencisë se Mjedisit, Austri, Umweltbundesamt (UBA), ne bashkëpunim me eksperte nga Instituti Meteorologjike Finlandez dhe Qendra për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji e Letonisë. Këto tri Shtete tashme kane kaluar procesin e pranimit ne BE dhe kane implementuar me sukses projekte te ngjashme Binjakëzimi ne Evropën Lindore dhe Juglindore. Agjencia për Mbrojtje e Mjedisit e Kosovës pret qe ky projekt do te jete nje rast historik për përgatitjen e rrugës se Kosovës për ne BE.