BALLINA

Të nderuar vizitorë të www.ammk-rks.net

Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) nuk është vetëm një institucion qeveritar, por një vend ku ju mund të gjeni shumë informata për mjedisin e Kosovës dhe mund t'i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet tuaja për mbrojtjen e mjedisit.më shumë

Shënohet 22 Maji Dita Nderkombëtare e Biodiversitetit

Me manifestime të ndryshme sot është shënuar 22 maji Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit. Aktiviteti qendror që ka pasur për organizatorë Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është mbajtur në Rezervatin e Gjuetisë në Blinajë të Lipjanit. Me këtë rast është folur për rëndësinë e biodiversitetit dhe vlerat e tij dhe gjithashtu është prezantuar edhe një film dokumentar për Biodiversitetin e Kosovës. Përfaqësues të MMPH-së dhe MBPZHR-së, folën për angazhimet e ministrive përkatëse në ruajtjen e biodiversitetit në veçanti por edhe për mbrojtjen e pyjeve dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura.më shumë

Miratohet Shenja për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës

Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrative për Shenjën e Mbrojtjes së Natyrës së Kosovës. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet pamja e shenjës për mbrojtjen e natyrës, procedurat dhe kushtet për bartjen dhe përdorimin e saj, mënyra e lëshimit të lejes për bartjen e shenjës si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për lejet e lëshuar. Qëllimi i lëshimit të shenjës për mbrojtjen e natyrës ështё promovimi i mbrojtjes sё natyrёs dhe identifikimi i personit zyrtar nё procedurën e mbikëqyrjes dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e natyrës.më shumë