BALLINA BreadCrumbTrailer Projekte BreadCrumbTrailer Projekti i Binjakëzimi të BE në...

Projekti i Binjakëzimi të BE në Mbështetje të Sektorit të Mjedisit

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) është përfituese e një projekti Binjakëzimi te BE te quajtur “Mbështetje për Sektorin e Mjedisit ne Kosove”. Ai është një projekt i financuar nga BE me kohëzgjatje prej 22 muajsh, me një buxhet prej 1.0 m € dhe 0.1 m € te bashkëfinancimit nga Buxheti Shtetëror i Kosovës.

Historiku


Për te përmirësuar gjendjen e mjedisit ne Kosove tashme janë ndërmarr një numër i përpjekjeve nga Agjencia për Mbrojtjes e Mjedisit te Kosovës. Ne lidhshmëri me përpjekjet për te filluar me implementimin e Politikave Mjedisore te BE-se dhe parapërgatitjet për shfrytëzim ne te ardhmen te Komponentit për Zhvillimin e Mjedisit te IPA-s, AMMK ka për te futur politika dhe mjete te reja dhe te rëndësishme ne mbështetje te reformave dhe zhvillimet e përgjithshme, sektoriale dhe institucionale.

Ky projekt do te implementohet nga ana e Agjencisë se Mjedisit, Austri, Umweltbundesamt (UBA), ne bashkëpunim me eksperte nga Instituti Meteorologjike Finlandez dhe Qendra për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji e Letonisë. Këto tri Shtete tashme kane kaluar procesin e pranimit ne BE dhe kane implementuar me sukses projekte te ngjashme Binjakëzimi ne Evropën Lindore dhe Juglindore. Agjencia për Mbrojtje e Mjedisit e Kosovës pret qe ky projekt do te jete nje rast historik për përgatitjen e rrugës se Kosovës për ne BE. 


Rreth Binjakëzimit

 

I linçuar ne muajin maj 1998, programi i Binjakëzimit është njeri nga mjetet kryesore te asistencës se pranimit ne Ndërtimin e Institucionit. Binjakëzimi synon qe te ndihmoj shtetet përfituese ne zhvillimin e administratave moderne dhe efiçiente, me struktura, burime njerëzore dhe shkathtësi menaxhuese te nevojshme për implementimin e “acquis communautaire” ne nivele te njëjta të standardeve sikurse Shtetet Anëtare. Binjakëzimi siguron kornizën për administratat dhe organizatat gjysme-publike ne shtetet përfituese qe te punojnë me homologet e tyre ne Shtete Anëtare. Ata se bashku do te zhvillojnë dhe implementojne një projekt qe ka për objektiv  zhvendosjen, zbatimin dhe implementimin e pjesëve specifike te acquis communautaire.

 

Objektivi i përgjithshëm

 

Objektivi i përgjithshëm i këtij Projekti te Binjakëzimit është përmirësimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i kushteve mjedisore përfshirë cilësinë e ajrit, menaxhimi dhe kontrollimi i burimeve te ujit për t’i plotësuar standardet e BE, ne veçanti ne lidhje me shëndetin publik dhe zhvillimin ekonomik te Kosovës. Qëllimi i projektit është i fokusuar mbi mbështetjen e mëtutjeshme institucionale për Sektorin e Mjedisit ne Kosove.

 

Rezultatet kryesore te pritura nga projekti janë:

 

Konsolidimi i kapaciteteve administrative ne AMMK dhe ne departamentet relevante ne MMPH në çështje ligjore, institucionale dhe teknike te monitorimit te mjedisit me fokusim te veçante mbi ajër dhe ujë.

Kapacitete te përmirësuara te AMMK për te përmbushur te paktën 30 % e kërkesave te raportimit për Agjencinë Evropiane te Mjedisit për treguesit e prioritetit te rrjedhës se te dhënave (ajër, ujë, mbrojtje te mjedisit)

Strategji e hartuar për ngritjen e vetëdijesimit publik dhe materiale ne disponueshmëri

Krijimi i menaxhimit moderne te te dhënave përfshirë dhe zhvillimin e bazës se te dhënave

 

Te dhanë kryesore te projektit:

 

Rreth 400 dite pune te Shteteve Anëtare “Eksperteve me Kohe te Shkurtër” ne Kosove

3 vizita studimore ne Shtetet anëtare për zyrtaret e Kosovës

1 Këshilltar Rezident i Binjakëzimit, 1 asistent i KRB  dhe asistent gjuhësor 1

 

Kohëzgjatja e Projektit:

22 muaj, nga 25 nëntor 2010 deri 30 shtator 2012

 

Buxheti:          

1.0m € te financuara nga Bashkimi Evropian

0.1m € bashkëfinancim nga Buxheti Shtetëror i Kosovës / AMMK

 

Struktura e Projektit

 

Projekti është i ndare ne 4 komponentët kryesore.

 

Komponenti 1: “Mbështetje Institucionale, ligjore dhe teknike për AMMK dhe departamentet relevante te MMPH ne përmirësimin e kapacitetet te tyre për te menaxhuar dhe vazhduar aktivitetet e monitorimit qe lidhen me çështjet kryesore te mjedisit përfshirë ujin dhe cilësinë e ajrit, mbrojtjen e natyrës etj.

 

Komponenti 2 “Mbështetje ne përgatitjen e Raportit Shtetërore te Mjedisit ne përmirësimin e bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane te Mjedisit".

 

Komponenti 3 “Mbështetje për shqyrtimin procedimit te te dhënave, menaxhimin e te dhënave dhe për përgatitjen e bazës se te dhënave”.

 

Komponenti 4 “Mbështetje ne përgatitjen e strategjisë për ngritjen e vetëdijesimit publik dhe për elaborimin e materialeve.

 

Institucionet e përfshira

 

Projekti i Binjakëzimit është i implementuar nga  Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, Departamentet e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ne bashkëpunim me  Agjencinë e Mjedisit, Austri (Umweltbundesamt), Instituti Meteorologjike Finlandez, dhe  Qendra për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji e Letonisë,

 

Mbështetje e veçante i është dhënë nga  Komisioni Evropian përmes Zyrës Ndërlidhëse te Komisionit Evropian ne Kosove.