BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Arkivi - Lajme

Me 16 dhe 17 Janar, shenohet Censusi Ndërkombetarë i Shpendëve Ujorë

Për herë të tretë me radhë Kosova i bashkangjitet aktivitetit Censusi Ndërkombetarë i Shpendëve Ujorë ku pjese e tij në mënyrë vullnetare do jenë ornitologë, vëzhgues të shpendëve, OJQ-të mjedisore, ekspertë të pavarur dhe dashamirës të natyrës.Ky aktivitet që zhvillohet në mes të Janarit të çdo viti, sivjet do të realizohet më datat 16-17 Janar 2021 dhe do të përfshijë rreth 10 ligatina të ndryshme në mbarë vendin.Instituti për Mbrojtjen e Natyrës që vepron në kuadër të Ministrise së Ekonomisë dhe Ambientit/ Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit ka inicuar dhe koordinuar këtë aktivitet monitorimi që nga viti 2019 e i cili është në bashkërendim me Wetland International qe koordinon këtë aktivitet ndërkombëtar.më shumë

Merren në mbrojtje ligjore edhe 13 monumente natyrore në territorin e komunës së Gjilanit

Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur me datën 24.12.2020, ka miratuar vendimet për marrjen në mbrojtje të trembëdhjetë zonave të reja natyrore në territorin e kësaj komune. Deri tek ky vendim ka ardhur pas iniciativës së Institutit te Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. IKMN në kuadër të realizimit të detyrave programore të tij në bashkëpunim me komunën e Gjilanit gjatë vitit 2019 kishte përfunduar projektin e evidentimit të trashëgimisë natyrore në territorin e kësaj komune. Në kuadër të këtij aktiviteti pas hulumtimeve paraprake në terren janë përzgjedhur për tu marrë në mbrojtje disa zona me vlera natyrore të karakterit botanik, hidrologjik, speleologjik dhe peizazhor, që dallohen me karakteristika të veçanta. më shumë

Publikohet raporti i treguesve mjedisorë

“Mjedisi i Kosovës 2020, Raport i treguesve mjedisorë”, është publikimi i parë i këtij lloji që e bënë vlerësimin e gjendjes së mjedisit bazuar në listën kombëtare të treguesve mjedisorë, që përfshin periudhë më të gjatë kohore. Në hartimin e raportit janë përdorur metodologji standarde që zbatohet nga organizata të Bashkimit Evropian sikurse janë OECD, Agjencia e Mjedisit të Evropës, EUROSTAT apo organizata tjera. Po ashtu janë përdorur tregues, zhvillimi dhe përpunimi i të cilëve është e bazuar në metodologji që janë të përcaktuar nga këto organizata.më shumë

Kosova në Rrjetin Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit

Pas një angazhimi të vazhdueshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të programit të bashkëpunimit me Agjencinë e Mjedisit të Evropës, dhe me mbështetje të projekteve nga donatorët, Kosova ka arritur të bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit. Në kuadër të këtij rrjeti, krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës, tani prezantohen të dhënat në kohë reale edhe nga stacionet e rrjetit nacional të Kosovës për monitorimin e cilësisë së ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametrat kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat PM10, Grimcat PM2.5, Oksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2). më shumë

Raportimi mbi cilësinë e ajrit në kohë reale kompletohet me 12 stacione monitoruese

U mbajt konferenca e parë me vendimmarrësit në kuadër të projektit “Menaxhimi i Informacioneve për Cilësinë e Ajrit, Ndryshimi i Sjelljes dhe Shërbimet e Komunikimit”, i mbështetur nga Fondacioni i Mijëvjeçaret i Kosovës (MFK) dhe financuar nga Korporata e Sfidave te Mijëvjeçaret (MCC). Konferenca e të gjithë akterëve kryesorë u bë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend. Me këtë rast, u prezantuan elementet e fushatës përmes së cilave qytetarët do të kenë mundësi që rregullisht të kontrollojnë cilësinë e ajrit, si dhe të jenë në gjendje të marrin vendime në bazë të këtyre informatave të cilat do të jenë aktuale dhe të sakta, të siguruara nga 12 stacione për monitorimin e ajrit në tërë Kosovën.më shumë

previous

1-5 Nga 418

next