Arkivi - Lajme
Shënohet 22 Maji Dita Nderkombëtare e Biodiversitetit
Me manifestime të ndryshme sot është shënuar 22 maji Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit. Aktiviteti qendror që ka pasur për organizatorë Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është mbajtur në Rezervatin e Gjuetisë në Blinajë të Lipjanit. Me këtë rast është folur për rëndësinë e biodiversitetit dhe vlerat e tij dhe gjithashtu është prezantuar edhe një film dokumentar për Biodiversitetin e Kosovës. Përfaqësues të MMPH-së dhe MBPZHR-së, folën për angazhimet e ministrive përkatëse në ruajtjen e biodiversitetit në veçanti por edhe për mbrojtjen e pyjeve dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura.më shumë
Miratohet Shenja për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës
Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrative për Shenjën e Mbrojtjes së Natyrës së Kosovës. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet pamja e shenjës për mbrojtjen e natyrës, procedurat dhe kushtet për bartjen dhe përdorimin e saj, mënyra e lëshimit të lejes për bartjen e shenjës si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për lejet e lëshuar. Qëllimi i lëshimit të shenjës për mbrojtjen e natyrës ështё promovimi i mbrojtjes sё natyrёs dhe identifikimi i personit zyrtar nё procedurën e mbikëqyrjes dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e natyrës.më shumë
AMMK, diskuton me komunat për mundësinë e ngritjes së një sistemi të përbashkët për shkëmbimin e informatave mjedisore
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka organizuar punëtorinë Monitorimi, Raportimi dhe Sistemi Informativ Mjedisor, baza ligjore dhe bashkëpunimi me komunat, operatorët ekonomik dhe institucionet tjera mjedisore. Si rezulatat i prezantimeve dhe diskutimeve kanë dalë rekomandimet që me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në mes të AMMK-së, komunave dhe operatorëve të ngritet një sistem i përbashkët për shkëmbimin e të dhënave mjedisore, të krijohet një rrjet i zyrtarëve të mjedisit të Komunave të Kosovës, të formohet një trup koordinuese që do të kujdesej për mbarëvatjen e punës së rrjetit si dhe të shikohen mundësitë e publikimit të një broshure informative periodike me aktivitetet mjedisore nëpër komunat e Kosovës dhe të një raporti për gjendjen e mjedisit në komuna. më shumë
Kryeshefi i AMMK-së, takohet me Drejtoreshën ekzekutive të Agjencionit Evropian të Mjedisit
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Dr. Sc Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 20-të planerë të Rrjetit te shefave te Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, i cili po mbahet në Kopenhagen të Danimarkës. Gjatë qëndrimit në Kopenhagen, kryeshefi i AMMK-së, është takuar edhe me drejtorëshën ekzekutive të Agjencionit Evropian të Mjedisit prof. Jacquelin McGlade, e cila e përfundon mandatin e saj në qershor të këtij viti. Me këtë rast kryeshefi i AMMK-së, e ka falënderuar atë për përkrahjen që i ka dhënë AMMK-së, gjatë procesit të pjesëmarrjes në aktivitetet dhe punën e Agjencionit Evropian të Mjedisit. më shumë
Kosova shënon progres në vlerësimin preliminar të Agjencionit Evropian të Mjedisit për rrjedhën e të dhënave prioritare
Agjencioni Evropian i Mjedisit ka bërë vlerësimin preliminar për rrjedhën e të dhënave prioritare në Rrjetin Evropian të Vëzhgimit dhe Informimit Mjedisor për periudhën Maj 2012-Prill 2013. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përfshihet në vlerësimi për rrjedhën e të dhënave prioritare në EIONET. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka shënuar progres në renditje dhe është renditur për 10 vende më lart. Në këtë vlerësim preliminar janë marrë për bazë të dhënat e raportuara për kualitetin e ujërave të lumenjve, për kualitetin e ujërave nëntokësore dhe për emisionet në ajër. më shumë



Arkivi - Lajme




