BALLINA BreadCrumbTrailer Uji

Resurset ujore të Kosovës

 

Nga territori i Kosovës, në vitin me lagështi mesatare rrjedhin 3.6 x 109 m3 (miliard) ujë (121.2 m3 /sec), ndërsa vëllimi i përgjithshëm i akumuluar në akumulimet ekzistuese është 569.690.000 m3, që paraqet vetëm 15,7% të sasisë së përgjithshme mesatare. Pjesa më e madhe e lumenjve i takon pellgut të Detit të Zi 50.7%, Detit Adriatik 43.5% dhe Detit Egje 5.8%. Shumica e lumenjve karakterizohen me rrjedhje të çrregullt sezonale. Rrjedhjet e lumenjve janë më të larta gjatë dimrit ose në fillim të pranverës. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km2, çka do të thotë se vetëm për 758 km2 apo 6.5 % ka mospërputhje me sipërfaqen e përgjithshme të saj (10.887 km2).

Me shume

 

Shfrytëzimi i ujërave

 

Industria konsiderohet si sektori më i madh i shpenzimit të ujit. Shpenzuesit më të mëdhenj të ujit janë ndërmarrjet e mëdha industriale ( KEK-u New Co Feronikeli, Sharcemi etj.). Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve industriale furnizohet me ujë nga liqenet akumuluese sipërfaqësore. Të dhënat flasin se për nevojat e ndërmarrjeve të mëdha industriale (për procese teknologjike prodhuese, ftohje dhe nevoja sanitare, etj.), shpenzohet me shumë se 30 % e sasisë së përgjithshëm të ujit.

 

Me shume

 

 

Monitorimi i ujerave siperfaqesore

Monitorimin e ujërave të lumenjëve në territorin e Republikës së Kosovës e bënë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Cilësia e këtyre lumenjëve përcaktohet në bazë të analizave fizike, kimike dhe metaleve të rënda. Ky rrjet monitorimi ka gjithësej 48 stacione monitoruese permanente me frekuencë të matjes çdo gjashtë muaj në vendburime dhe çdo muaj përgjatë rrjedhjes së lumenjve në stacione të caktuara.  Duke u bazuar në këto të dhëna Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, bënë vlerësimin e gjendjes së ujërave sipërfaqësore dhe përgatitë raporte.

Me shume