BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Arkivi - Lajme

Përgjegjësitë, kushtet dhe kërkesat për monitorimin, raportimin dhe informimin për cilësinë e ajrit në Kosovë

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet lidhur me raportimet e mediave për cilësinë e ajrit të cilat i referohen burimeve të ndryshme, që nuk janë të autorizuara për të monitoruara cilësinë e ajrit në Kosovë. Janë analizuar po ashtu të dhënat e publikuara përmes këtyre platformave të ndryshme si ueb aplikacione dhe aplikacione për telefona smart, dhe për më tepër është analizuar shtrirja e këtyre rrjeteve për monitorim, pajisjet monitoruese, treguesit e monitoruar, baza ligjore dhe aspektet tjera që ndërlidhen me këtë çështje. më shumë

Mjedisi i Evropës 2020, Kosova për herë të dytë pjesë e përgatitjes dhe e vlerësimit

Agjencia e Mjedisit të Evropës (EEA) ditë më parë ka promovuar Raportin Mjedisi i Evropës 2020 (SOER2020). Raporti, Mjedisi i Evropës - gjendja dhe perspektiva 2020, përgatitet çdo pese vjet nga Agjencia e Mjedisit të Evropës dhe bazohet në të dhënat mjedisore të raportuara nga vendet anëtare të këtij institucioni si dhe ato bashkëpunuese. Është hera e dytë pas Raportit të vitit 2015, që Kosova është përfshire në vlerësimin e gjendjes se mjedisit te Evropës dhe ka kontribuar në përgatitjen e tij përmes Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit. më shumë

Zgjerohet lista kombëtare e zonave të mbrojtura me 16 zona të reja, kryhen studimet për 20 zona, propozohen për mbrojtje edhe 13 tjera!

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës gjatë vitit 2019 ka realizuar hulumtimin e vlerave natyrore në komunën e Prizrenit dhe ka përfunduar studimet për vlerat natyrore në komunën e Gjilanit dhe Vitisë. Të gjitha këto aktivitete janë realizuar në koordinim me drejtorit përgjegjëse të komunave përkatëse.Hulumtimi i vlerave natyrore në komunën e Prizrenit është realizuar gjatë periudhës maj- tetor, me që rast janë vizituar të gjitha vendbanimet e komunës së Prizrenit në të cilat janë evidentuar 20 vlera të reja natyrore nga të cilat për miratim kuvendit komunal i është propozuar lista prej 13 zonave. më shumë

Njoftim për media

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton se është duke u trajtuar rasti i luanit që është duke u mbajtur i mbyllur në kafaz në Stanaj (Stançiq) të Gjilanit, dhe i cili sipas organeve kompetente rezulton të jetë i kontrabanduar. Me iniciativën e AMMK, është formuar Grupin Punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit - AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve. më shumë

Një vlerësim për mbeturinat e rrezikshme industriale në Kosovë

Në Kosovë ekziston një sasi e konsiderueshme e mbeturinave të rrezikshme të deponuara, në vende jo të përshtatshme dhe me rrezik për mjedisin. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, bazuar në të dhënat e grumbulluara nga institucionet e ndryshme relevante dhe nga vizitat monitoruese në terren ka bërë një vlerësim për gjendjen aktuale të këtyre mbeturinave. Ky raport është raporti i parë i këtij lloji i publikuar në Kosovë, që e ka në fokus gjendjen e mbeturinave të rrezikshme dhe përfshinë kryesisht të dhënat për mbeturinat e rrezikshme industriale. Shumica e këtyre mbeturinave kanë mbetur si pasojë e proceseve industriale nga e kaluara, ku shumë fabrika dhe reparte industriale ishin shkatërruar dhe demoluar duke lënë kështu edhe shumë kimikate te rrezikshme si mbeturina. më shumë

previous

6-10 Nga 397

next