BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Arkivi - Lajme

Miratohet Shenja për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës

Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrative për Shenjën e Mbrojtjes së Natyrës së Kosovës. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet pamja e shenjës për mbrojtjen e natyrës, procedurat dhe kushtet për bartjen dhe përdorimin e saj, mënyra e lëshimit të lejes për bartjen e shenjës si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për lejet e lëshuar. Qëllimi i lëshimit të shenjës për mbrojtjen e natyrës ështё promovimi i mbrojtjes sё natyrёs dhe identifikimi i personit zyrtar nё procedurën e mbikëqyrjes dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e natyrës.më shumë

AMMK, diskuton me komunat për mundësinë e ngritjes së një sistemi të përbashkët për shkëmbimin e informatave mjedisore

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka organizuar punëtorinë “Monitorimi, Raportimi dhe Sistemi Informativ Mjedisor, baza ligjore dhe bashkëpunimi me komunat, operatorët ekonomik dhe institucionet tjera mjedisore”. Si rezulatat i prezantimeve dhe diskutimeve kanë dalë rekomandimet që me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në mes të AMMK-së, komunave dhe operatorëve të ngritet një sistem i përbashkët për shkëmbimin e të dhënave mjedisore, të krijohet një rrjet i zyrtarëve të mjedisit të Komunave të Kosovës, të formohet një trup koordinuese që do të kujdesej për mbarëvatjen e punës së rrjetit si dhe të shikohen mundësitë e publikimit të një broshure informative periodike me aktivitetet mjedisore nëpër komunat e Kosovës dhe të një raporti për gjendjen e mjedisit në komuna. më shumë

Kryeshefi i AMMK-së, takohet me Drejtoreshën ekzekutive të Agjencionit Evropian të Mjedisit

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Dr. Sc Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 20-të planerë të Rrjetit te shefave te Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, i cili po mbahet në Kopenhagen të Danimarkës. Gjatë qëndrimit në Kopenhagen, kryeshefi i AMMK-së, është takuar edhe me drejtorëshën ekzekutive të Agjencionit Evropian të Mjedisit prof. Jacquelin McGlade, e cila e përfundon mandatin e saj në qershor të këtij viti. Me këtë rast kryeshefi i AMMK-së, e ka falënderuar atë për përkrahjen që i ka dhënë AMMK-së, gjatë procesit të pjesëmarrjes në aktivitetet dhe punën e Agjencionit Evropian të Mjedisit. më shumë

Kosova shënon progres në vlerësimin preliminar të Agjencionit Evropian të Mjedisit për rrjedhën e të dhënave prioritare

Agjencioni Evropian i Mjedisit ka bërë vlerësimin preliminar për rrjedhën e të dhënave prioritare në Rrjetin Evropian të Vëzhgimit dhe Informimit Mjedisor për periudhën Maj 2012-Prill 2013. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përfshihet në vlerësimi për rrjedhën e të dhënave prioritare në EIONET. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka shënuar progres në renditje dhe është renditur për 10 vende më lart. Në këtë vlerësim preliminar janë marrë për bazë të dhënat e raportuara për kualitetin e ujërave të lumenjve, për kualitetin e ujërave nëntokësore dhe për emisionet në ajër. më shumë

Kosova pjesë e diskutimeve globale për transportin e qëndrueshëm mjedisorë

Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina po e përfaqëson Kosovën në kuadër të Forumit të 7-të për Transportin e Qëndrueshëm Mjedisor në Azi dhe në Konsultimet Globale për Transportin e Qëndrueshëm në Agjendat Zhvillimore pas 2015. Kjo ngjarje e rëndësishme mjedisore me karakter ndërkombëtarë organizohet nga Qendra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Rajonal, në bashkëpunim ne Ministrinë e Mjedisit të Japonisë dhe Ministrinë e Transportit të Indonezisë. Qëllimi kryesor i forumit është të vë në fokus çështjen se sa do të munden gjeneratat e ardhshme të ndërtojnë vizionin e një transporti të qëndrueshëm në Shekullin 21, duke i marrë për bazë kërkesat për mbrojtjen e mjedisit, nevojat sociale dhe trendët e zhvillimit ekonomik. më shumë

previous

1-5 Nga 92

next