BALLINA BreadCrumbTrailer Për ne BreadCrumbTrailer Organizimi BreadCrumbTrailer Instituti për Mbrotjen e Natyrës

Instituti për Mbrotjen e Natyrës

 
Historiku
 
Instituti i Kosovës për mbrojtjen e natyrës është institucioni qendror për ruajtjen e natyrës, monitorimin e gjendjes së vlerave të mbrojtura natyrore në Kosovë.
Hapat e parë të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit në Kosovë fillojnë në fund të viteve të 60-ta, ndonëse iniciativa për mbrojtjen ligjore të vlerave të natyrës ka pasur edhe më herët.
 
Në vitin 1968 formohet njësia për mbrojtjen e natyrës në kuadër të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Kosovës. Me vendimin mbi ndarjen e Seksionit për Mbrojtjen e Natyrës nga Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, u themelua Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe vazhdoi punën me të njëjtin emër, sipas Ligjit mbi Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
 
Ndërsa në vitin 1988 Kuvendi i Kosovës nxjerr ligjin për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Vlerave Natyrore dhe të Vlerave të Krijuara me Punë të Ambientit të Njeriut ku në nenin 78 paragrafi 2 të këtij Ligji është përcaktuar veprimtaria e Enti. Në bazë të këtij Ligji një vit më vonë Kuvendi i Kosovës nxjerr Ligjin për Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit. Pas luftës, me krijimin e rrethanave të reja të qeverisjes në Kosovë, në bazë të Rregullores 1999/1 ”i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë i vihet UNMIK-ut”.
 
Në vitin 2000 ish Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit regjistrohet në Administratën e Përkohshme Civile të OKB-së me emërtimin “ Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit të Kosovës” me seli në Prishtinë. Në maj të vitit 2000 themelohet Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit, dhe në kuadër të tij, inkorporohen edhe Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës.
 
Në vitin 2001 me formimin e organeve qeverisëse të Kosovës, formohet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit bëhet pjesë e kësaj ministrie, ndërsa në vitin 2006 me themelimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ai kalon si njësi e këtij agjencioni në kuadër të së cilit vepron edhe tani.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

 

Duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të veprimtarisë së vetë kryen punët profesionale në mbrojtjen e natyrës që kanë të bëjnë me:
 
·         mbledhjen dhe përpunimin e shënimeve lidhur me mbrojtjen e natyrës;
·         hartimin e bazave afatgjata profesionale të mbrojtjes për llojet e bimëve, kërpudhave dhe shtazëve, tipave të vendbanimeve, ekosistemeve dhe peizazheve;
·         monitorimin e gjendjes së larmisë biologjike dhe peizazhore dhe propozon masat për mbrojtjen e tyre;
·         përgatitjen e bazave profesionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e pjesëve të natyrës, përkatësisht vlerave të natyrës;
·         hartimin e bazave profesionale për nevojat e përcaktimit të kushteve për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin me zonat e mbrojtura dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës;
·         kryerjen e analizave statistikore dhe unifikimin e rezultateve si dhe hartimin e raportit për gjendjen dhe mbrojtjen e natyrës;
·         pjesëmarrjen në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës;
·         kryerjen e punëve të tjera të përcaktuara me këtë ligj.
 
 
Po ashtu:
 

·         Instituti për Mbrojtjen e Natyrës i kryen punët profesionale në pajtim me programin e punës një vjeçare dhe shumëvjeçare.

·         Programi një vjeçar dhe shumëvjeçar i punës nxirret pas marrjes të pëlqimit të Ministrisë.

·         Për realizimin e programit të punës njëvjeçar dhe shumëvjeçar, Instituti i paraqet raport Ministrisë sipas mënyrës së përcaktuar në statutin e Institutit.

·         Organet dhe institucionet kompetente janë të detyruara që shënimet për gjendjen e natyrës të cilat grumbullohen në pajtim me këtë ligj t`i dorëzohen Institutit.

·         Mjetet për kryerjen e veprimtarisë së Institutit të përcaktuara me këtë ligj sigurohen nga Buxheti i Kosovës dhe burimet tjera në pajtim me ligj.