BALLINA BreadCrumbTrailer Për ne BreadCrumbTrailer Organizimi BreadCrumbTrailer Drejtoria e Parqeve Nacionale- Parku Nacional Mali...

Drejtoria e Parqeve Nacionale- Parku Nacional Mali Sharr

Themelimi
 

Parku nacional ,,Mali Sharr" është Parku i parë kombëtar i shpallur në vitin 1986 nga Kuvendi i Kosovës. Funksionimi i Parkut nacional ka filluar në vitin 1995., ndërsa është ndërprerë gjatë periudhës 1999 - 2002. dhe përsëri është riaktivizuar në maj të vitit 2002. Parku nacional ,,Mali Sharr" gjendet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës dhe shtrihet për gjatë kufirit me Republikën e Maqedonisë. Sipërfaqja e Parkut nacional, sipas Ligjit, është 39000 ha, e cila gjendet në territorin e katër komunave: Prizren (19 500 ha / 50%), Shtërpcë (15 210 ha / 39%), Suharekë (2 730 ha / 7%) dhe Kaçanik (1560 ha / 4%).

Me Parkun nacional ,,Mali Sharr” menaxhon Drejtoria e Parkut nacional me seli në Prizren,e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si pjesë e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

 

 Veprimtaria

 

Drejtoria e Parkut Nacional ,,Mali Sharr” i kryen të gjitha funksionet që i takojnë menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore që kanë të bëjnë me planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollën. Veprimtarit kryesore në kuadër të menaxhimit të resurseve natyrore janë: mbrojtja dhe zhvillimi i resurseve natyrore, hulumtimi dhe studimi i vlerave natyrore, shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i pasurive natyrore, kompletimi i infrastrukturës ligjore, organizative dhe financiare për menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut nacional, etj.

 

Bashkëpunimi

 

Menaxhimi i Parkut Nacional, pasi që bëhet fjalë për resurset më të vlefshme natyrore të vendit, është specifik dhe varët nga koordinimi dhe veprimi i shumë subjekteve institucionale në nivelin lokal dhe qendror. Me Parkun Nacional menaxhon Drejtoria e PN, mirëpo në funksionimin e PN, në veçanti në mbrojtjen e resurseve natyrore, në mënyrë direkte apo inderekte janë të kyçur edhe institucionet e tjera shtetërore siç janë: qeveritë komunale, policia, prokuroria, gjykata, inspekcionet, emergjenca, brigada e zjarrfikësve, etj., si dhe institucionet joqeveritare siç janë shoqatat ekologjike, gjahtarëve, bjeshkatarëve, peshkatarëve etj. Drejtoria e PN e ka strategjinë e bashkëpunimit me të gjitha këto institucione e cila nënkupton kontaktet e përditshme, koordinimin e aktiviteteve dhe veprimet konkrete në mbrojtjen e resurseve natyrore. Përveç këtyre institucioneve Drejtoria e PN bashkëpunon edhe me institucionet e tjera në nivelin qendror kryesisht në aspektet zhvillimore të Parkut nacional, siç janë: institucionet e MMPH (AKMM, IPH, DM, DU etj.), institucionet e Ministrive tjera (MBPZHR, APK, DT, etj.), KFOR-I, OJQ ndërkombëtare (PM Grup, Agrifor, USAID, etj.). Bashkëpunimi i mirëfilltë me këto institucione është i rëndësishëm për menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut nacional.

 

Organizmi

 

Me Parkun nacional ,,Mali Sharr” menaxhon Drejtoria me seli në Prizren e cila funksionon në kuadër të MMPH-së. Kjo Drejtori në përbërjen e vet, për momentin, i posedon dy Sektore, Sektorin e Pylltarisë dhe Sektorin e Biologjisë, të cilët i kryejnë punët nga fusha e tyre profesionale. Në kuadër të punëtorëve të Parkut nacional veçohen:

-stafi udhëheqës, profesional dhe administrativ - të cilit punët i kryejnë në zyre dhe në terren, dhe

-kujdestarët - të cilit vazhdimisht janë në terren duke i kryer aktivitetet në mbrojtjen dhe vëzhgimin e resurseve natyrore (pyjeve, florës dhe faunës).

 

 

Legjislacioni
 

Parku nacional menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Nacional ,,Mali Sharr” GZ KSAK 11/86.

Ligjet e tjera mbështetëse për menaxhimin e Parkut nacional janë:  

·Ligji për Mbrojtjen e Natyrës
 
·Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit
 
·Ligji për pyjet nr. 2003/6
 
·Kodi Penal i Republikës së Kosovës

 

Për të siguruar legjislacionin e mirëfilltë për menaxhimin e Parkut nacional ,,Mali Sharr” nevojitet hartimi dhe aprovimi i këtyre akteve juridiko-ligjore:
 
-Aprovimi i Ligjit të ri për Parkun nacional ,,Mali Sharr”
-Definimi i kompetencave menaxhuese mbi pyjet e PN midis MMPH dhe MBPZHR (Drejtoria e PN duhet t’i këtë kompetencat menaxhuese mbi të gjitha resurset natyrore në gjithë territorin e Parkut nacional duke shmangur çdo përzierje eventuale të kompetencave)
-Hartimi i Udhëzimit Administrativ për themelimin, përgjegjësitë, funksionet dhe organizimin e Autoritetit për menaxhimin e Parkut nacional.
-Hartimi i Rregullorës për rendin e brendshëm të Parkut nacional e cila do të definoje më hollësisht aspektet profesionale të menaxhimit të Parkut nacional.
 
 
Planifikimi
  
Parku nacional menaxhohet në bazë të këtyre Planeve:
 
·Plani Hapësinor i Parkut nacional
·Plani Menaxhues i Parkut nacional
·Plani vjetor i punës
·Planet dhe Projektet ekzekutive

 

Lexo me shume: