BALLINA BreadCrumbTrailer Për ne BreadCrumbTrailer Organizimi BreadCrumbTrailer Drejtoria e Monitorimit, Vlerësimin dhe...

Drejtoria e Monitorimit, Vlerësimin dhe Raportim Mjedisor

Njëra ndër shtyllat kryesore të AKMM është Drejtoria e Monitorimi, Vlerësimit dhe Raportimit mjedisor. Kjo Drejtori do të përcaktoj orientimet dhe kriteret kryesore mbi monitorimin bazuar mbi standardet dhe indikatorët mjedisor Evropian dhe Kombëtar, do të përcjell dhe do të marr informacione nga të gjithë dëmtuesit potencial në Kosovë, si nga energjetika, nga industritë, transportet, agrikultura, pylltaria etj,.

Në mënyrë profesionale, dhe të bazuar në të dhëna të verifikuara do të sjell informacione edhe mbi gjendjen dhe kualitetin e ajrit, ujit, dheut, mbi gjendjen e natyrës dhe biodiversitetit, mbi relacionet e mjedisit dhe shëndetit, mbeturinat; e informacione të tjera relevante.

Kjo drejtori përgatitë dhe organizon monitorimin në linjë me kërkesat e parashtruara nga MMPH-ja, planet strategjike dhe programet. Ofron të dhëna profesionale për monitorim sistematik, dhe në vazhdimësi, të gjendjes së mjedisit, vlerave natyrore, resurseve natyrore të vlerave të veçanta dhe ndikimi në shëndetësi në Kosovë.

Në vazhdimësi grumbullon të dhëna për parametrat mjedisorë dhe indikatorët e ndotjes dhe bën monitorimin e faktorëve natyrorë, ndryshimin e gjendjes mjedisore dhe kushtet në lidhje me ujin, ajrin, dheun, pyllin, biodiversitetin, zhurmën, vibrimin dhe mbeturinat.

Kjo drejtori ka për qëllim të performojë analizat kimike, procedimin e të dhënave dhe informimit, përgatitjen e vlerësimeve dhe parashikimet e mëhershme të incidenteve të mundshëm mjedisorë.

Drejtoria performon kalibrim të rregullt dhe mirëmbajtje të monitorimit, marrjes së mostrave si dhe pajisjes laboratorike. Drejtoria menaxhon verifikimin e instalimeve ndotëse, personat ligjorë dhe kompanitë private që kanë obligime ligjore në performimin e vetë monitorimit të emisioneve.

Kjo drejtori është përgjegjëse po ashtu edhe për hartimin raporteve të përgjithshme dhe sektoriale për gjendjen e mjedisit, hartimin e planeve dhe programeve mjedisore si dhe përgatitjen e broshurave dhe materialeve tjera informative dhe edukative.

Kjo drejtori ka për detyrë të bashkëpunojë me Agjencinë Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit (European Enviromental Agency - EEA), dhe rrjetin evropian për informim dhe vëzhgim ( European Environment Information and Observation network - EIONET). Si dhe me organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Kjo drejtori po ashtu angazhohet edhe për ngritjen dhe avancimin e koncepteve të qëndrueshme zhvillimore në fushën e informimit dhe monitorimit të mjedisit si dhe përcaktimin dhe përcjelljen e projekteve dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit si dhe projekteve për zvogëlimin e rrezikut, për ruajtjen e mjedisit si dhe monitoron implementimin e projekteve të ndryshme mjedisore.