BALLINA BreadCrumbTrailer Toka

Studimi i ndotjes së tokave bujqësore

Projekti Studimi i Ndotjes së Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë ishte pjesë e Programit të IPA-s 2010 që mbështeti Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). U realizua për një periudhë 24 mujore, përkatësisht nga muaji mars i vitit 2013 deri ne muajin mars te vitit 2015 dhe u implementuar nga partneriteti i GIZ IS (DE) dhe NIRAS (PL).

 

Objektivi i përgjithshëm i projektit: të mbështesë MMPH-në dhe MBPZHR-në në përmirësimin e sistemit të menaxhimit të tokës në Kosovë duke përfshirë ndihmën në krijimin e një sistemi të përhershëm për monitorimin e ndotjes së tokës bujqësore.

 

Qëllimi i projektit: të mbështes institucionet qeverisëse duke zhvilluar hulumtime në ndotjen e tokës bujqësore dhe për zbatimin e legjislacionit vendor lidhur me token bujqësore dhe mbrojtjen e saj.

 

Ketu janë prezantuar Raporti Përfundimtar i projektit dhe raportet tjera teknike sipas detyrave te projektit

 


Studimi mbi Ndotjen e Tokave Bujqesore ne Kosove, Raporti final

 

 

Studimi mbi Ndotjen e Tokes Bujqesore ne Kosove, Raporti teknik

 

Perkrahja e MMPH-se dhe e MBPZHR-se ne sektorin e monitorimit te ndotjes se tokave, Raporti Final

 

 

Identifikimi i burimeve te ndotjes dhe propozimet per masat e permiresimit, Raporti final 

 


Vleresimi i zinxhirit te ushqimit, Raporti final